Milazim Krasniqi: Ilir Deta është bir i shkinës e jo studentët - Video

Milazim Krasniqi në një intervistë për 1 Channel nuk ka hezituar të përdorë edhe gjuhë raciste derisa ka përshkruar zhvillimet e fundit në UP "... Ilir Deda është bir i shkinës dhe unë nuk ja kam zgjedhë nënën.... unë jam prind i ministrit, jam prind i aktores së njohur, jam prind i një vajze që punon në diplomaci.... " ka thënë ai.
Profesori i Universitetit të Prishtinës i cili drejton Departamentin e Gazetarisë Milazim Krasniqi ka shpërthyer sërish në akuza derisa ka komentuar zhvillimet në UP dhe protestën para rektoratit.
Krasniqi ka reaguar sidomos ndaj Veton Surroit, Ilir Dedës, Shpend Kursanit të cilët sipas tij nuk guxojnë të drejtojnë protestën për shkak të kaluarës së tyre.
Për Ilir Dedën ka përdorur edhe gjuhë raciste duke thënë se ai është birë shkine dhe se nuk ia ka zgjedhë nënën.
"E vërteta është se për studentat asnjëherë nuk kam thënë se janë bijë të shkinave, sepse në postimet e mia studentat asnjëherë nuk kanë qenë temë, temë kanë qenë dhe janë grupet joformale parapolitike të Veton Surroit,të Ilir Dedës, të Shpend Kursanit, të bijve të shkinave se Ilir Deda është përnime i biri i shkinës unë nuk ja kam zgjedh nonën , siç është edhe Shpend Kursani i biri i UDB'ashit famëkeq të Kosovës, siç është edhe Veton Surroi i biri i një komunisti famëkeq të Kosovës dhe këta e kanë thjeshtë një koalicion përmes të cilët po duan që po duan me përdor si poligon Universitetin për të testuar fuqinë e tyre politike dhe për të provuar me marrë pushtetin me dhunë" ka thënë ai.
Krasniqi thënë se Deda, Surroi dhe tjerët janë janë pjesë e një skenari për rrënimin e stabilitetit.
"Ajo që po më bon nervoz është se vendi po shkon drejt konfliktit civil dhe drejt anarkisë gjë që e pamë edhe sot" ka thënë Krasniqi.
Duke folur për 1 Channel, Krasniqi vetën e ka përshkruar si ' njeri që ia ka kushtu jetën kauzës së pavarësisë së Kosovës'
Ai ka mohuar tu ketë thënë studentëve bij të shkinave.
" Njerëzit sonte flejnë me urrejtje ndaj meje thu se unë jam njëfarë lugati që jom qu jau kam sha nonat , jau kom sha gratë.."
Krasniqi duke pretenduar se ka të drejtë për atë që po flet ka përmendur edhe ' përparësitë' që i ka për të folur për këtë temë.
" Unë jam prind i ministrit, jam prindi aktores së njohur , jam prind i një vajze që punon në diplomaci ..." ka thënë ai.