Një mësuese matematike akuzohet se ka pasur kontakt seksual me dy studentë në klasën e mësimit. 24-vjeçarja gjithashtu akuzohet se ka shkëmbyer tekst të papërshtatshëm dhe foto nudo me studentët. Meredith Powell, që jepte mësim në shkollën e mesme Licoln në Uashington dyshohet se ka kryer seks oral me një 15-vjeçar, ndërsa në një rast tjetër ka pasur kontakt seksual me një tjetër student kur pjesa tjetër e klasës po merrte pjesë në një asamble.
Në dokumentet e gjykatës, thuhet se Powell ka pranuar sjelljen e saj të paligjshme dhe ajo do të akuzohet dhe për përdhunim. Gjykata gjithashtu thotë se, 24-vjeçarja i ka dërguar një prej studentëve foto të saj nudo në vaskë. Gjithashtu, policia thotë se, Powell i ka dërguar SMS me përbërje seksuale një studenti 17-vjeçar. Pas kësaj ajo i ka dërguar një SMS të dashurës së tij, ku i kërkonte fjale për përmbajtjen e tekstit. Fotot nudo, 24-vjeçarja ua ka dërguar tre studentëve, ndërsa ka kryer akte seksuale me dy prej tyre. Ajo ka rrëfyer se, ka kryer veprime seksuale me shumë nxënës brenda klasës së mësimit ndërkohë që kishte mbyllur derën me çelës.
Policia hapi një hetim pasi mësoi se mësuesja i kishte dërguar letër të dashurës së njërit për nxënësve, të cilët i kishte dërguar SMS duke u justifikuar se sjellja nuk ishte profesionale dhe se kishte ardhur për shkak të konsumimit të alkoolit. 24-vjeçarja ka dëshmuar në polici se kishte nisur marrëdhënien me tre studentët në janar të këtij viti. Ajo ka treguar se aktet seksuale janë kryer kur ajo ndodhej në gjendje të dehur. Powell u dërgonte SMS joshës nxënësve duke u thënë se ishin “të nxehtë”.
Pasi policia mori në intervistë një prej viktimave, ai ka dëshmuar për kontaktin seksual me mësuese. Vetë ajo ka pranuar se ka kryer seks oral me një prej tyre dhe akte të tjera seksuale me një tjetër në kohë të ndryshme në fund të muajit janar. Video
Social Plugin