Pamë fundjavën e shkuar se sa i mërzitur dhe i irrituar ishte nga humbja e Milanit në “San Paolo” përballë Napolit, por për ti rikthyer humorin Tiziano Crudelit duhej fitorja e djeshme kundër Bolognas.
Gazetari i njohur italian, i njohur edhe si tifoz i çmendur i kluqezinjëve, nuk nguroi të shpërndante “puthje” me kolegët e tij me rastin e Shën Valentinit, por shpërthimi i vërtetë ndodhi në minutën e 41 të pjesës ë dytë, atëherë kur Mario Balotelli shënoi një supergol, i cili do ti jepte tre pikët ekipit të Seedorf.
“Kërkojini falje Balotellit”, ishin fjalët e Crudelit, i cili u mhanit nga goli që shënoi numri 45 i “Djallit”. Video
Social Plugin