Këngëtari i mirënjohur shqiptar Gold AG në një intervistë të shkurtër për Tv Kamenica shprehet për përshtypjet e tij pas lansimit të singlit të tij "Shqiptar".
Ai flet në pika të shkurtëra për planin e tij për realizimin e një koncerti humanitar, si dhe më tepër për reagimet për këngën e tij.
Ai u shpreh se edhe në këngët e tij të mëparshme është shprehur kundër veseve negative, por kur filloi të përmend emra dhe t'i fyejë politikanët atëherë u bë e madhe.
Ai në intervistën e tij foli edhe për marrjen e tij në pyetje në polici dhe arsyen pse është marrë në pyetje.
Për më shumë mund të përcjellni intervistën e tij në videon në vijim.
Social Plugin