Bukuroshja e filmit, Olivia Munn, ka zbuluar për mediat amerikane se e adhuron akulloren, ndërsa i urren jashtëzakonisht shumë paparacët, sepse ata e ndjekin në çdo hap. “Më nuk mund të shkoj të blej as prezervativë e të mos më ndjekin kamerat”, është ankuar Munn.
Ajo ka folur edhe rreth fëmijërisë së saj të vështirë. “Jam falënderuese për çdo rast që kam fituar në jetë. Jam rritur pranë njerkut që ka qenë i tmerrshëm. Pas 14 vitesh me të, unë, nëna ime dhe motra, kemi arritur të ikim nga ai. E tëra që gjithmonë kam dashur, është që të lumturojë njerëzit dhe të punoj zellshëm dhe kam shpresuar që të gjitha këto mos të jenë të përkohshme”, ka treguar Olivia.
Munn ka shtuar se i pëlqen meshkujt shtatgjatë dhe me ndërtim sportiv të trupit, ndërsa për të është shumë e rëndësishme që i përzgjedhuri i saj të ketë sens të mirë të humorit dhe që të jetë i talentuar në atë që bën. “Meshkujt me trup sportiv më tërheqin jashtëzakonisht shumë. Përveç kësaj, mashkulli im i preferuar, duhet të ketë edhe sens të mirë humori, sepse më pëlqejnë meshkujt argëtues”, ka deklaruar ajo.
Social Plugin