Lajmi se gazetari Ridvan Berisha më nuk do ta drejtojë emisionin “Debat” në RTK ka ngjallur reagimin e redaktores të programeve për fëmijë dhe të rinj në Radio Televizionin e Kosovës, Erleta Hotit.
“Ridvan Berishën e “përjashtojnë” nga emisioni “Debat” ne RTK apo ia marrin pa e informuar emisionin "Debat"? Jo qe kemi dicka te perbashket me Ridvanin, bash hic se cojme mire ne mes vete! Por, me ta "zaptu" pa te pyet nje emision televiziv personal, qe e ke ndertu nder vite eshte si me ta marre "nje copez zemre dhe truri", qe je perpjeke me e kultivu personalisht.
Mos vazhdoni me "Zaptime" neper institucione shteterore e publike, se nuk funksionon keshtu jo vetem ligji, por as humanizmi. E ju kolege te dashur, vazhdoni te heshtni se mjaft po "argetohemi" duke punuar pa asnje te drejte elementare si njerez e lere mo kur flitet per kushtet elementare te punes. S'po flas per kompjutora, meqe disa nga ne spo kane as edhe karrike! E ju i dashur menaxhment, qe e keni ndermend te me terhiqni verrejtjen per mllefin tim te shprehur ne nje rrjet social, mund te ndermerrni masa, nese ligji parasheh qe mund ta beni kete! Suksese!
Nga stresi dhe lodhja per shkak te mungeses se kushteve per te punuar NE PUNE, nuk do te permbahem me!”, ka paralajmëruar Hoti.
Ndërkohë, në një sqarim për shikuesit, gazetari Ridvan Berisha në rrjetin social ishte drejtuar me njoftimin e mëposhtëm.
“Njoftim
Shume telefonata kam marre deri me tash, pyetja e shqetesimi i miqve ishte se a je mire, pse nuk je sonte ne Debat, e pergjigja ime ishte se jam shume shume mire me shendet por pse nuk jam beni mire per ta pyetur menaxhmentin...”. shkruan Berisha në facebook.
Intervista e fundit e gazetarit Berisha në “Debat” ishte ajo me ish-deputetin e PDK’së, Fatmir Limaj, ku ai në këtë intervistë në emisionin e Berishës dha lajmin e madh: E lë PDK’në për të krijuar një parti të tijën.
Këtë emision sonte po e drejton Xhevdet Sfarqa, ish-Këshilltari i Ministrit të Diasporës, Ibrahim Makolllit të AKR’së i cili më parë kishte punuar si redaktor edhe në RTV21.
Sfarqa kohë më parë u angazhua në kabinetin e drejtorit të përgjithshëm të RTK’së, kur në kabinetin e tij u angazhuan një sërë njerëzish nga media e muzika.
Social Plugin