Mediat belge janë habitur fare nga bukuria e prezantueses të sportit në Shqipëri, Marina Vjollca. Një foto e saj e publikuar në "Twitter" me simbolet e Shqipërisë dhë Kombëtares Shqiptare, ka bërë që mediat belge ta bëjnë atë si fizioterapeuten më të mirë në botë.
Mediat belge kanë shkruar se fizioterapeutja e Chelseat, Eva Carneiro nuk është më e bukura sepse
Shqipëria e ka një bukuroshe bjonde që quhet Luana Vjollca, duke ngatërruar emrin e saj me motrën e vogël të Marinas e cila është poashtu një fytyrë e njohur televizive.
Më pas kanë pasuar komentet e shumta duke sqaruar se kjo është Marina Vjollca e cila nuk është fizioterapeute, por gazetare sportive.
Madje një gazetë belge ka shkruar se kjo bukuroshe mund ta ndikoj në afrimin e Adnan Januzajt në Kombëtaren Shqiptare.
