34 vjeçari, dy vjet në izolim, një vit e gjysmë pa u pastruar (Video +18 )

Fetije Zeka nga Vushtrria jeton pa ndihmë sociale me tre fëmijë me të meta mendore.
Djali i saj i madh, 34 vjeç, Brahimi ka dy vjet i izoluar në dhomë ku i kryen edhe nevojat fiziologjike.
Së fundi ai mezi ishte bindur të dilte nga dhoma dhe të hiqte flokët, pasi kishte kaluar një vit e gjysmë pa u pastruar, raporton Klan Kosova.
Në gjendje të rëndë mendore është edhe vajza 19 vjeçare e 53 vjeçares, ashtu si edhe Arbenita, 13 vjeçe. Shtëpinë u kishin ndërtuar kusherinjtë derisa ata nuk marrin as ndihmën sociale. Video
Na ndihmoni ta mbajme faqen gjalle, klikoni ne nje reklame....