Thur triko me ‘organin’ e saj (Video,+18)

Nëse keni menduar se keni parë gjithçka në këtë jetë duhet të mendoheni përsëri, pasi Casey Jenkins, një artiste nga Australia është bërë protagoniste e një shfaqjeje vërtet të veçantë.

Kjo femër ka huazuar një mënyrë unike artizanale të punuari, ajo thur triko me vaginën e saj.
Shfaqja u transmetua nga televizioni SBS2 me titullin ‘Casting Off My Womb’ një lojë fjalësh që pak a shumë nënkupton “thur me mitrën time”. Për 28 ditë artistja ka thurur një lëmsh të madh.
Ajo është shfaqur e zhveshur në galerinë australiane të arteve ‘Darwin Visual Arts Association’ për 28 ditë duke thurur madje edhe në ditët e ciklit të saj menstrual.
Casey nuk ka dhënë asnjë shpjegim mbi arsyen e punës së saj pak të neveritshme megjithëse interesimi ka qenë shumë i madh. Ajo ka deklaruar se është e lirë të bëjë çfarë të dëshirojë me trupin e saj.