Tetovari që u vetvra ka lënë edhe një letër - FOTO

Edhe ky vit ka filluar keq në Tetovë. Është regjistruar vetëvrasja e parë në Tetovë. Gjegjësisht një 32 vjeçar nga Tetova është gjetur i varur në një shtyllë pranë lumit Shkumbin, në afërsi të Galerisë së arteve në Tetovë. 
Policia njoftoi se 32 vjeçari V.J nga Tetovë, është gjetur i varrur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nga ana e policisë, ndërsa varrjen i njejti e ka kryer me lidhësen e këpucave të tij, njofton Tv KOHA. 
Ekipet e Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë së bashku me mjek nga mjekësia ligjore kanë kryer hetime dhe është konstatuar se në trupin e 32 vjeçarit nuk ka pasur gjurmë dhune. 
Trupi në mesditë i është dhënë familjes për varrim.
Gjatë kontrollit policia ka gjetur edhe letren e fundit të tetovarit të vrarë.