
E mitura, e cila është braktisur nga e ëma që tremuajshe, i është nënshtruar abuzimit seksual prej katër muajsh deri tre ditë më parë, kur ka vendosur të flasë t’i tregojë gjyshit të saj, duke zbuluar kështu një histori të tmerrshme.
"Këtë e quaj ditë të zezë. Ai po erdhi më këtu, ne të dy me vajzën jemi të vrarë. Djali im nuk duhet të dalë nga burgu", thotë Leka.
Por, ndërsa e mitura ka denoncuar fillimisht vetëm të atin, përgjatë seancës me psikologe ajo ka treguar edhe emra të personave tjerë. Nëse rezulton se është e vërtetë që ata kanë kryer krim seksual me një të mitur që nuk ka mbushur moshën 18 vjeç, sipas legjislacionit kjo vepër është e dënueshme me burg prej 7-15 vjet. Për këtë, policia e Lushnjës, përveç Bashkim Lekës ka arrestuar edhe Ardis Lekën 19 vjeç, Bertol Lekën 25 vjeç dhe Fatjon Gashin 23 vjeç.
E mitura lutet që ta marrin nën kujdestari dajat, ndërkohe që gjyshin shpreson t'ia strehojnë në një azil.
"Unë kam frikë nga babi. Më tha se nëse do të dalë nga burgu do më vrasë. Ai nuk e pranon atë që ka kryer. Dy prej djemve e pranuan atë çfarë më kanë bërë mua", rrëfen 13-vjeçarja. VIDEO
Social Plugin