
Një zyrtare ka thënë të mërkurën për agjencinë e lajmeve Associated Press se rreth 400 000 njerëz në Prishtinë dhe rrethinë mund të përballen me reduktime të mëdha të ujit të pijshëm, për shkak të rënies dramatike të nivelit të ujit në dy bazenët artificiale që ata shfrytëzohen, transmeton shkrimin e AP-së, Washington Post.
Arieta Mjeku, zëdhënëse e ujësjellësit rajonal, ka thënë për agjencinë se reduktime strikte priten nëse vazhdon thatësia dimërore. Mjeku ka thënë se tashmë disa zona kanë reduktime të ashpra të ujit.
Mesi i janarit mund të sjell shumë borë, por pakësimi i ujit në dy lumenjtë është i dukshëm kurse toka afër tyre është tharë.

Social Plugin