“Është e qartë që Schumacher është një skiator i mirë, por me sa duket, njëra prej skive të tij goditi një shkëmb, çka shkaktoi rënien e tij dhe përplasjen e kokës në një tjetër shkëmb”, deklaruan hetuesit francezë.
Ata thanë se Schumacher ka qenë rreth 8 metër jashtë piste momentin e aksidentit, pavarësisht se sinjalistika e paralajmëronte që të mos bëhej ski në atë zonë. Schumacher u aksidentua rëndë më 29 dhjetor.
Që prej asaj date, ai ndodhet i shtruar në gjendje kritike, por të qëndrueshme, sic thonë mjekët në spitalin e Grenobelit. Më 3 janar, qindra-mijëra fansa të tij u mblodhën para spitalit për t’i uruar shërim të shpejtë, ndërsa një ditë më parë, bashkëshortja e tij, kërkua nga mediat dhe reporterët më shumë privatësi. Video
Social Plugin