
Këtë e kanë regjistruar kamerat e televizioneve që kanë filmuar fillimin e takimit. Edhe pse BDI-ja, partia të cilës i takojnë dy ministrat e lartë përmendur, vazhdimisht pohon se ka zyrtarizuar me Ligj përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, Besimi dhe Hani nuk kanë shfrytëzuar beneficionet që ofron ky Ligj. Në konferencën e përbashkët për media, pas takimit dy ministrat kanë njoftuar se kanë biseduar për sfidat në kuadër të procesit për realizimin e Instrumentit për ndihmë para-aderuese (IPA), ku u janë drejtuar gazetarëve në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip.
Portali Almakos, por edhe lexuesit tanë, janë kurioz të mësojnë arsyet që i shtyjnë këta ministra shqiptarë mes vete komunikojnë maqedonisht në takimet zyrtare. VIDEO
Social Plugin