Rrjetet sociale e kanë bërë botën shumë të vogël, pasi tash nuk ka gjë që ndodhë në cilindo shtet dhe të mos e merr vesh e gjithë bota.
Kështu një 9 vjecare holandeze nuk ka mahnitur vetëm vendin e saj me zërin magjik, por të gjithë botën.
Duke nisur nga paraqitja e parë në “Holland’s got talent” e deri te fitorja e garës në fund të vitit 2013, Amira Willighagen, ka lënë pa koment të gjithë ata qe e kanë dëgjuar.
Më e rëndësishmja është se ajo as që ka provuar ta ushtroj zërin e saj ndonjëherë. Kur del në skenë, ajo merr frymë thellë dhe zëri jashtëzakonshëm që del nga goja e saj, mahnit të gjithë.
Social Plugin