Veteranët e Brigadës 137 “Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë reaguar duke thënë se janë mjaft të shqetësuar me përpjekjet e grupeve militante dhe ekstremiste islamike, që kanë për qëllim të keqpërdorin idealin e tyre kombëtar, për të cilin - në luftën e fundit kundër pushtuesit serb - shumë bashkëluftëtarë të tyre kanë dhënë jetën për liri.
Ata u kanë thënë haptazi të gjithë atyre, siç i kanë quajtur ata “matrapazëve dhe të shiturve për interesa të huaja, e që tani po krekosen me mjekra dhe gjysmë pantallona dhe me sjellje antishqiptare”, se ushtarët e kësaj brigade janë radhitur gjatë luftës në radhët e Zonës Operative të Dukagjinit (ZOD) të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përkrah komandantit Ramush Haradinaj, porse edhe sot, për ideale kombëtare vazhdojnë të jenë bashkë.

“Në ditët e fundit, këto fundërrina nën petkun islam janë duke keqpërdorur dhe abuzuar edhe me emrat e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç ishte edhe rasti i bashkëluftëtarëve dhe heronjve tanë, komandanti “Mjekrra” - Njazi Azemi, Mujë Krasniqit - “Kapuçit” e shumë të tjerëve. Edhe njëherë iu themi këtyre që janë në shërbim të terrorit, se ne, luftëtarët e UÇK-së, në frontin e luftës na ka bashkuar ideali për të sakrifikuar edhe jetën për lirinë e Atdheut, për lirinë Kosovës. Edhe atëherë, por edhe tani, nuk jemi ndarë sipas besimit, qoftë islam apo katolik, por krah për krahu kemi luftuar ashtu siç kanë luftuar historikisht shqiptarët, sepse, mbi të gjitha ka qenë dhe është atdheu”, thuhet në reagimin e tyre .
Sipas tyre, çdo person që bën përpjekje për të denigruar, njollosur ose keqpërdorur këtë ideal, do ta konsiderohen armik të atdheut dhe të shqiptarizmit në tërësi.
Social Plugin