Google: Ja se për çfarë u interesua bota në vitin 2013 (VIDEO)

Ja se çfarë na ka magjepsur dhe na ka tërhequr vëmendjen tonë gjatë vitit që kaloi.
Google ka lëshuar listën e gjërave më të kërkuara gjatë viti 2013, e cila përmban më shumë se 1.000 kategori të ndryshme të kërkimit të tilla si: Ngjarja Më e Ndjekur, Njerëzit e Famshëm dhe Trendet e Kërkimeve nga 72 vende.
Vendi i parë në listën e 10 trendëve më të kërkuar gjatë vitit 2013 është zënë nga Nelson Mandela. Ka pasur një rritje të interesit në ish-presidentit e Afrikës së Jugut, i cili u rrit edhe më tej pas vdekjes së tij.
Mandela ka qenë një simbol për këmbëngulje dhe paqe për dekada të tëra, natyrisht bota u kthye nga interneti për të mësuar më shumë për jetën dhe trashëgiminë e tij.
Vendin e dytë e zuri aktori Paul Walker, i njohur për rolin e tij në filmat Fast dhe Furious, vdekja e tij është gjithashtu ndjerë thellë rreth globit.
Nga ngjarjet më të kërkuara kanë qenë: ngjarja tragjike në Maratonën e Boston, lansimi i Galaxy S4, PlayStation 4, lindja e princit të Britanisë, Edwar Snowden etj..

Mbi 1.000 lista të kategorive të ndryshme janë në dispozicion përmes faqen zyrtare Zeitgeist për ata që duan të eksplorojnë më tej trendet globale. VIDEO