
Ai thotë për standardi.info, se historia e Kosovës duhet të shkruhet siç duhet, dhe jo të lihet në duart e atyre qe e përdorën sakrificën dhe gjakun e dëshmoreve për përfitime, grada, pushtet e para Geci thotë se e vërteta gjithmonë do të fitojë, pavarësisht se kjo mund të vonohet.
Deklarata e plotë e Gani Gecit:
Ne vend të reagimit. Unë Gani Geci po te tregoj ty Hashim Thaçi, e ti tregoj kujt te duash se ne kullën e Komandantit Legjendar Adem Jashari ka qenë e varur fotografia e Presidentit Ibrahim Rugova,deri ne kohen kur forcat serbe e shkatërruan këtë kullë, për ta ber muze dhe komandantin Adem Jashari për ta bere të pavdekshëm dhe themeltar të lirisë e të pavarësisë së Kosovës.Unë po ua përkujtoj juve dhe gjithë Kosovës se aksioni i parë kundër forcave serbe ne Kosovë është marrë nga unë Gani Geci me urdhrin e Komandantit Adem JASHARI.
Më duhet ta përmend edhe një fakt tjetër se dikun ne fund te muajit mars viti 1998, ju bashkë me një grup të LPK-së, keni ardhur nga Zvicra, dhe besoj se ju kujtohet kjo ditë z. Thaçi, qe jemi takua te nipi yt Xhavit Nuraku, d.m.th., nja nëi muaj pas vdekjes se komandantit Adem Jashari.
Edhe një fakt tjetër shumë i rendesishem eshte kur une bashke me Sami Lushtakun, Sahit Jasharin, Musli Gecin e me Afrim Gecin, jemi nisur per Prekaz me 29 apo 30 mars 1998 dhe jemi ndalë me ngrenë darkë ne shtepinë e nipit te Sami Lushtakut (djalit te halles )se Samiut te Gasht ne fshatin Kryshevc, dhe se misioni për te kundërshtuar presidentin Rugova ka ardhur ateher kur ti je ardhë prej Zvicre me shoket e tu të LPK –se.
Po e them këtë për të rikujtuar se, kur i pat thënë Sami Lushtaku nipit te vet hiqe fotografinë e Presidentit Rugova nga muri, mbi oxhak ne odë, nipi i ka thënë: jo dajë nuk qohem kurrë se ka njerëz qe dojnë Ibrahim Rugovën. Unë po ua përkujtoj juve dhe gjithë Kosovës se aksioni i parë kundër forcave serbe ne Kosovë është marrë nga unë Gani Geci me urdhrin e Komandantit Adem JASHARI. Unë kam qenë ushtar i Komandantit te Përgjithshëm Ibrahim Rugova dhe komandantit legjendar Adem Jashari, dhe ju z. Hashim Thaqi, e dini mirë kete aksion, edhe datën e dini,por kurrë se keni përmendur kete,për faktin se është aksioni i parë kundër forcave serbe ne vitin 1993, kohë kjo kur ti e ke lëshuar Kosovën, dhe je kthyer pas vdekjes se Adem Jasharit me moton: ta luftojmë Ibrahim Rugovën ma tepër se Serbinë.
Po e them këtë sepse ne çdo odë ku keni shkuar, me dhunë e keni hequr fotografin e presidentit Rugova, por ka pasur edhe vende kur ju nuk keni mundur ta hiqni, sepse ka pasur burra qe kanë thënë se kjo foto hiqet, vetëm kur te vdesim ne, si dhe neper ato oda ku meshkujt e tyre ju kanë thënë: s’guxon kush me prekë ketë foto, pastaj ju e keni lëne atë.
Lere tash luftën speciale kunder Rugoves, sepse ju ne Kuvendin e Kosovës, thoni se i keni prurë, Bill Klintonin e Toni Blerin, por ata kanë treguar te kundërtën qe po thoni ju. Ata kanë thënë ne foltoren e Kuvendit të Kosovës, se ‘Ibrahim Rugova ishte personaliteti më vizionar dhe me trimi qe kemi njohur ne si ishte personaliteti me i përkushtuar për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Republikës se Kosoves’. Shihni incizimet, se unë, por edhe ti, pas çlirimit e njohëm Ibrahim Rugovën,më herët s’na ka rene ta njohim nga afër ose ta takojmë.”, thekson Geci.
Social Plugin