Author Description

Hey there, We are Blossom Themes! We are trying to provide you the new way to look and use the blogger templates. Our designers are working hard and pushing the boundaries of possibilities to widen the horizon of the regular templates and provide high quality blogger templates to all hardworking bloggers!

Breaking News

Gafa trashanike, e ministrit Veliaj, në foto me Mijatoviqin

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë është një nga ministrat më të rinj të kabinetit qeveritar shqiptar. Vazhdimisht ai është munduar të japë një frymë tjetër, por shpesh ka rënë preh e klisheve. Në një postim të fundit, Erjon Veliaj ka bërë një gabim trashanik të shumëfishtë.
Veliaj ka postuar një foto me Predrag Mijatoviç, futbollist i njohur serb (Mal i Zi).
“Përshëndetje gjithë tifozëve të Realit, Juves e Fiorentinës (ekipet ku ka luajtur) nga legjenda Mijatoviç - shumë shpejt kampet sportive për të rinjtë në Shqipëri”, është teksti që shoqëron foton.
E parë, Veliaj duket se nuk ka as informacionin minimal nga futbolli pasi nëse quhet “legjendë” Mijatoviç, atëherë edhe ai vetë mund të jetë i tillë.
E dytë, Mijatoviç nuk ka luajtur kurrë me bluzën e Juventusit. Tifozët e “Zonjës së Vjetër” kanë një urrejtje të hershme të emrit të tij (për shkak finales së Ligës së Kapionëve Real Madrid-Juventus të vitit 1998). Nëse do të kishte lexuar postimin e Këshilltarit të tij për medien, Veliaj do ta kishte marrë këtë informacion.
E treta dhe që është më e rëndësishmja, Mijatoviç njihet si antishqiptar për rolin e luajtur gjatë Luftës së Kosovës.
Komentet kundër ministrit: 
M****ed Xh****ri: Do kishte "yje" tjera per tu fotografuar Erion !
Me sa duket ke haruar kur ky gjate luftes se se Kosoves doli dhe organizoi nje protest bukur te madhe en Madrit.Ishte Prill i vitit 1999 kur ki protestonte ne perkrahje te shtetit Serb qe ate kohe po bente masakra mbi shqiptaret ! ( edhe pse ky me kombesi eshte malazez por eshte i njohur per publikun si mbeshtees i madh si serbeve).
E kaluara qe harohet nuk do kohe te gjate qe te perseritet.
PS.
Keni gabuar qe e keni shkruajtur Juventusit sepse ky asnjeher nuk ka luajtur per Juventuesin.Mbase ke dashtur te thuash Partizanit te Beogradit sepse ka luajtur per Partizanin dhe te kan ngjasuar maicat 
A**an K****ati: Z. Minister, me gjithe respektin per ju, takime si keto ju do te duhej te mos i beni publike, duke e ditur se njerez sikurse ky ne foto kane qene perkrahesit me te medhenj te krimit ndaj shqiptareve. Nje foto si kjo sjell kujtime te dhimbshme per ne ne Kosove. Provoni te takoheni me Shaqirin e Januzajn, dhe krenohuni para gjithe botes per kombin tuaj dhe talentin e shqiptareve.
E***ll H***ti: Njeriu qe perkrahu Millosheviqin, qe u shpreh kunder bombardimeve te NATO-s konsiderohet legjende nga hiq me pak se nje minister ne Republiken e Shqiperise.  Keqardhje dhe zhgenjim!
D**i J*n: oooo erion "shqiptari" e di ti se kujt i thua legjend? nese ky eshte legjend per ty, atehere ti ske asgje te besh me te qenit shqiptar!!!
A***n D***a: Po pse more Erion shqiptare qe kane luajtur futboll nuk ka apo tek Serbi do perplasemi gjithmone e per çdo gje, energji po, sport po, politik po ? Ndonje gje ndryshe nga parardhsi juaj dini apo jo?