Author Description

Hey there, We are Blossom Themes! We are trying to provide you the new way to look and use the blogger templates. Our designers are working hard and pushing the boundaries of possibilities to widen the horizon of the regular templates and provide high quality blogger templates to all hardworking bloggers!

Breaking News

Dorëzohet Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është “dorëzuar” për çështjen e vazhdimit edhe për një mandat të vendeve të ezervuara për minoritetet.
Ndërsa partitë tjera këtë veprim e shohin si të arsyeshëm, për shkak se konsiderojnë që kjo kërkesë përveç që ishte e paarsyeshme ishte edhe anti-kushtetuese.
Kryeminsitri Thaçi përmesë rrjetit social “Facebook” ka thënë se pas mungesës së konsensusit për ndryshimet kushtetuese dubjektet politike duhet të angazhohen maksimalisht në përmbylljen e ligjit zgjedhor në fillim të muajit shkurt, në mënyrë që zgjedhjet të mund të mbahen në muajin qershor.
Subjektet politike opozitare dhe analistët konsiderojnë që reforma zgjedhore mund të përfundohet në fillim të shkurtit pasi që, sipas tyre, pjesa më e madhe e çështjeve sa i përket ligjit zgjedhor është përmbyllur.
Reformat të përfundojnë në shkurt
Thaçi i ka bërë ftesë spektrit politik të Kosovës që t’i bëjnë reformat e nevojshme zgjedhore që garantojnë proces fer, transparent, demokratik dhe respektim të vullnetit të qytetarëve, si dhe të plotësojnë pritjet e partnerëve ndërkombëtarë.          
”Në këtë drejtim, tani na mbetet t’i bëjmë reformat e nevojshme ligjore, që prekin Ligjin për Zgjedhjet Nacionale në disa fusha, për të cilat pres të arrijmë konsensus politik, por edhe aprovimin në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në “Facebook”. 
Ai më tej ka i ftuar subjektet politike që këto ndryshime t’i bëjnë në afatin e parë të mundshëm, në pjesë e parë të muajit shkurt, duke ka shtuar se PDK-ja shpreh gatishmërinë për pjesëmarrje në debate, si dhe vullnet për arritjen e konsensusit politik.    
Nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatçia, ka thënë për “Zërin” se ndryshimet kushtetuese, ndryshimet në reformë zgjedhore në fakt janë degjeneruar, pasi që është përqendruar vetëm në zgjatjen e mandatit për vendet e rezervuara dhe si duket nuk po u interesojnë ndryshimet në reformën kushtetuese.
“Duke i parë këto zhvillime të cilat kohët e fundit e kanë deformuar kërkesën për reformë, kemi kundërshtuar ndryshimet kushtetuese, kështu që mendojmë se këto ndryshime nuk duhet të ndodhin në këtë mandat. Çështja e vendeve të rezervuara duhet të mbetet ashtu siç e thotë Kushtetuta”, ka deklaruar Sahatçia.
Ajo ka shtuar se reforma mund të përmbyllet për një kohë të shkurtë, pasi që pjesa më e madhe e çështjeve vetëm se kanë përfunduar. Ndërsa sa i përket pragut zgjedhor ka thënë se nuk paraqet ndonjë problem.
“Sa i përket pragut zgjedhor sado që të jetë, LDK-ja nuk do të jetë pengesë, megjithëse kërkesa jonë është që pragu zgjedhor të jetë 5 % siç është deri më tash, por pragu zgjedhor nuk paraqet ndonjë problem”, ka përfunduar Sahatçia.
Ndërsa, deputetja e “Vetëvendosjes”, Albulena Haxhiu, ka thënë se kjo deklaratë e Thaçit nuk është e sinqertë.
“Thirrja e Thaçit që t’i kthehemi reformës është jo e sinqertë madje hedhje hi syve qytetarëve. Ne nuk presim një qasje serioze nga ata që degraduan vullnetin e qytetarëve”, ka thënë Haxhiu.
Të ulet pragu zgjedhor
Ndërsa sa i përket pragut zgjedhor ka thënë se për koalicionet duhet të jetë 7,5 %, për partitë politike 5 %, ndërsa për kandidatët e pavarur 2,5 %.
“Qëndrimi ynë që nga fillimi ka qenë për një zonë zgjedhore, që pragu të jetë 7,5 % për koalicionet, 5 % për subjektet politike dhe 2,5 % për kandidatët e pavarur, listat të jenë të hapura dhe të mos iu vazhdohet mandati vendeve të rezervuara për minoritetet”, është shprehur Haxhiu.
Në anën tjetër, shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se duhet të llogaritet se çka fiton Kosova nëse i vazhdon edhe për një mandat vendet e rezervuara për minoritetet dhe se AAK-ja do ta përkrahë idenë më të mirë.
“Ne do ta mbështesim çdo lloj konsensusi, qëllimi është që partitë politike dhe Kuvendi duhet t’i bëjnë kalkulimet se çka fitojmë nëse i vazhdojmë ato ulëse edhe për një mandat dhe se çka fitojmë nëse nuk i japim”, ka deklaruar Gjini.
Ai ka shtuar se AAK-ja do ta japë kontributin e vet në përmbylljen e reformës brenda muajit shkurt, por se nuk varet vetëm nga ata. Ndërsa sa i përket pragut zgjedhor konsideron që nuk duhet të ndryshohet.
“Mendojmë që formula që është gjetur, deri më tani është në rregull, 5 % për parti politike, 3 % për kandidatë të pavarur dhe 7 % për koalicionet”, ka përfunduar Gjini.
Analisti, Mazllum Baraliu, ka thënë se deklarata e Thaçit është qëndrim racional dhe domosdoshmërisht i arsyeshëm për të vepruar ashtu, sepse rishikimi i Kushtetutës vetëm për çështjen e vendeve të rezervuara ishte edhe i panevojshëm edhe i paarsyeshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Planin e Ahtisarit. Ky do të ishte një veprim “Ahtisari plus”, përveç kësaj do të ishte edhe i parealizueshëm sepse është vendim që kërkon dy të tretat e dyfishta të votave.
Sa i përket përmbylljes së reformës, Baraliu ka shtuar se duhet të përfundohet shpejt sepse puna më e madhe ka përfunduar. Dhe se pragu zgjedhor duhet të ulet.
“Pragu zgjedhor është shumë i lartë dhe do të duhej të zbritej, për kandidatët e pavarur duhet të jetë 2 ose në maksimum 2.5 për koalicione, për partitë politike duhet të zbresë në 2.5 maksimalisht në 3%, ndërsa 5 apo edhe 6 % përndryshe është shumë i lartë”, ka përfunduar Baraliu.