Bukuroshja Irina, pushon në Meksikë

Edhe kur nuk është duke pozuar për sete fotografike të ndryshme, Irina Shayk nuk largohet dot nga aparati fotografik.
Modelja 28-vjeçare postoi në Instagram një foto ku shihet duke pushuar në një plazh meksikan.
Fotoja është aq e mrekullueshme sa mund ta ngatërrosh me një shkrepje profesionale ose me një kartolinë.
Irina Shayk, e dashura e futbollistit të famshëm Cristiano Ronaldo, është bërë e njohur në vitin 2007, kur nisi të pozonte tek revista ‘Sports Illustrated’, ku pas saj ka postuar edhe foto të tjera, sigurisht profesionale.
Gjatë vitit 2013, Irina ka pozuar për kopertinat e shumë revistave prestigjioze të modës.