VIDEO SHQETËSUESE: Pamje nga ekzekutimi i islamistëve në Siri (VIDEO)

Pjesëtarët e grupeve militante të rrebelëve sirian nën emrin Shteti Islam Irak deh Levante, ose i njohur me shkurtesën ISIL, që nga mediat botërore lidhet me organizatën terrorite Al Kaida, ka likuiduar disa pjesëtarë të grupt tjetër gjithashtu opozitarë Guraba el Sham. 
Në një video shihen se si shtatë persona qëndrojnë në gjunjë dhe presin të likuidohen një nga një me nga një plumb në kokë, kurse rasti është xhiruar me siguri nga telefoni celular. 
Kjo vrasje është vetëm një nga disa të tjera që janë prezantuar nga grupi ISIL që gjithashtu si edhe grupi Guraba el Sham po luftojnë kundër regjimit totalitar të Bashar el Asadit. 
Këtë vide në internet e ka vendosur grupi monitorues për të drejtat e njeriut në Siri që gjithasthu është kundërsthar i regjimit të Asadit, kurse në këtë video shihen persona të armatosur të me flamur të zi të ISIL.
Grupet monitoruese supozojnë se ky ekzekutim ka ndodhur në qytetin Atarib në krahinën Idlib në veri të Sirisë. 
Grupi Guraba el Sham ka qenë ndër grupet e para që kanë filluar luftën kundër regjimit të Asadit. Një nga themeluesit dhe komandantët kryesor të këtij grupi Hasan Xhazer ka qenë i vrarë poashtu nga grupi i ISIL. Kohëve të fundit mediat që raportojnë për Sirinë njoftojnë se gjithnjë e më të shpeshta janë konfliktet mes grupeve të ndryshme që verpojnë të pavarura dhe të pakoordinuara nga opozita e organizuar siriane. Shumë herë nga opozitarët sirian janë lansuar lajme se po këto grupe ekstremiste janë edhe të ndihmuara nga regjimi i Asadit me qëllim të nxjerrjes së imazhit të keq të luftës çlirimtare të popullit sirian për rrënimin e diktatorit Asad. 
Videon mund ta shihni ketu.