Në regjistrat e gjendjes civile të Komunës së Dhivrit, ajo figuron me emrin Panago. Më tej është transformuar në Evangjelia, për të pësuar shndrrmimin e fundit në Greqi, ku më së shumti njihet thjesht Eva. Është person në kërkim nga policia shqiptare dhe Interpol Tirana. Pasi vrau të shoqin në Sarandë dhe iku në Greqi, shkoi në Amerikë, ku gjeti një burrë të pasur me të cilin u martua e fitoi shumë para.
Nëna e grekut në gjyq
Mediat greke njoftuan se pardje në mëngjes filloi normalisht seanca gjyqësore. Në bankën e të akuzuarve u ul e qetë, e veshur me një jelek antiplumb, Eva Zhanga, gruaja nga Shqipëria, e akuzuar për vrasjen, që, sipas aktakuzës, e ka kryer më 24 maj 2009, duke pasur si bashkëpunëtor partnerin A,P, që vdiq disa muaj më vonë nga “kanceri” dhe një bashkëpatriot nga Shqipëria, me inicialet N.K, i akuzuar për ndihmë në aktin makabër. Gjykimi filloi me rrëfimet e dëshmitarëve, ku numërohen 16 të tillë. Dje në gjyq dhanë dëshmitë e tyre 3 persona, ku mes tyre ishte edhe nëna e viktimës.
Edhe pse filloi dëshmia e katërt, gjykata e ndaloi dhe vendosi ta dëgjojë më 17 janar të vitit të ardhshëm. Sipas aktakuzës,52-vjeçarja, fillimisht i hodhi qetësues bisnesmenit grek në lëngun e portokallit dhe bashkë me partnerin e saj, e goditi Tason 3 ose katër herë në kokë me një çekiç dhe më pas në qafë. Më pas, Eva, A.P dhe shqiptari N.K, e kanë murosur në vaskë.
Cila është “Vejusha e Zezë”
E bindi burrin e radhës që të kthehen në Greqi, ku e braktisi në një azil pleqsh. Mbi të rëndojnë denoncime për rrëmbim pasurie nga familjarë të 13 burrave pleq në Kretë, Volos, Selanik dhe Peloponez. Bëmat e Eva Zhangës vërtiten sa në instinktin e vrasëses, aq edhe në vesin e mashtrimit. Ndërkohë ajo kishte aftësinë të “ngjiste” shkallët e shoqërisë, duke ofruar trupin për njerëz të moshuar dhe të pasur.
Social Plugin