Stresi: Gjysma e artistëve, përdorues droge si unë

Ka realizuar këngën “Tym Tym” me Fjolla Morinën, me vargje ironike ndaj kolegëve këngëtarë. Por zhurmës që pritet të krijohet nga ky klip, i paraprin një foto ku Arkimed Lushaj (Stresi) pozon mes marijuanës në një shtëpi në Holandë. Reperi, i cili është gjithmonë në shënjestër të policisë për bëmat e tij, rrëfen marrëdhënien e tij me drogën, duke dëshmuar se 50 për qind e artistëve shqiptarë e konsumojnë rregullisht, edhe pse e fshehin këtë fakt.   
Me çfarë po merresh tashmë dhe cilat do të jenë këngët e tua të reja?
Siç e dini, ka përfunduar klipi më i ri “Tym tym” në duet me Fjolla Morinën. Kjo këngë do të bëhet hit dhe unë jam pak ironik në tekst, ndërsa u bëj thirrje kolegëve që po bëni ping-pong me fjalët. Ndërkohë që ka pak ditë që  ka dalë në youtube kënga ime me gangsta që titullohet: “Thirrni Eulexin!” E titulloj kështu, sepse ka të bëjë me jetën e një reperi si unë, që jam në shënjestër të çdo lloj efektivi policie (qesh).
Vazhdon të kesh ende probleme me policinë, edhe në momentet që po flasim e për çfarë konkretisht je në shënjestrën e tyre?
Po unë e quaj veten “free”, pasi e jetoj jetën si çdo reper që ka qejfet e veta, dhe ndoshta bëj gjëra jashtë rregullave. Gjithsesi, ndihem super i kënaqur me këtë jetë që bëj, njerëzit më duan kështu si jam, bëj art, edhe pse një palë më sulmojnë pasi duan t’i kthejnë dhe trajtojnë gjërat siç duan ata.
Cila është pala që të sulmon, cilët janë armiqtë e tu?
Janë ata që s’kanë qejf ta shohin Arkimedin duke u ngjitur lart e më lart, por për fat të keq unë jam në majë.
Së fundi je diskutuar në rrjetet sociale për një foto, ku ti pozon mes marijuanës. Ku ishte realizuar ajo foto?
Fotoja që më pyesni, është një foto shumë artistike e realizuar katër javë më parë në Holandë, në një shtëpi ku rritej marijuana. Realisht nuk e prisja që të flitej kaq shumë për këtë foto, me mijëra “like” dhe komente në uebsajte të huaja. Ka pasur keqkuptime, por unë mund të them se ishte thjesht një foto “funny” e asgjë më tepër.
Po pse e postove me dëshirë në Facebook, Instagram e Twitter një foto të tillë komprometuese?


E theksoj që e postova në profilet e mia si diçka “funny”, por u përfol nëpër të gjitha uebsajtet në botë. Stresi nuk shet drogë, por aktron si i tillë në muzikë.

Post a Comment

0 Comments