Si u bë 30 burra mos me mujt me rrënu një përmendore ? - Foto


Mbrëmë në mesnatë i pari që na njoftoi për dëmtimin e përmendores së Car Dushanit ishte Muhamet Zekiri kryeradaktor i televizionit kombëtar Alsat-M.
Të gjithë shqiptarët e pritën me shumë entuziasëm këtë lajm dhe u shpërnda në të gjitha anët që jetojnë shqiptarët.

Informacioni zyrtar i Alsat-m ishte se mbi 30 veta ishin te përmendorja e Car Dushanit në orën 24:00 me çka tentuan ta rrënojnë por nuk ia dolën.
Shtrohet pyetja se sa e fortë ka qenë skulptuara dhe sa ka qenë e madhe që të mos mundet të lëvizet nga 30burra?

A thua sa burra e tërhoqen Enver Hoxhen në qendër të Tiranës ? Që ishte mbi 10metra e lartë? Apo thënë më qartë sa 3 përmendore të Car Dushanit.

Nga fotografitë që i pamë ditën e sotme Albtime informon se skulptura në fakt nuk është e dëmtuar fare por është dëmtuar vetëm mermeri ku qëndron përmendorja edhe atë vetëm është gërvish pak në kënde me çka nuk të lë të mendosh se aty kanë qenë 30 burra dhe kanë tentuar me të vërtet ta hudhin në lumin Vardar apo ta shkatrronë.