Author Description

Hey there, We are Blossom Themes! We are trying to provide you the new way to look and use the blogger templates. Our designers are working hard and pushing the boundaries of possibilities to widen the horizon of the regular templates and provide high quality blogger templates to all hardworking bloggers!

Breaking News

Shqiptari që po i varros kundërshtarët (VIDEO)

Po tregohet i pamëshirshëm për kundërshtarët në ring. Viktimat e fundit të 19 vjeçarit ishin slloveni Tomaz Simonic dhe serbi Marko Milosavljevic. Madje këtij të fundit ia hapi varrin në ring. Ai po synon që Kosovën ta bëj kampione të Botës në këtë sport.
Sportistët shqiptarë gjithmonë kanë shkëlqyer në sportet individuale si: boks, xhudo, karate, kick-box e disa sporte tjera.
Por, tani edhe në sportin e rrezikshëm Mixed Martial Arts (MMA) po shkëlqen një kosovar. Ai është Gzim Selmani, me prejardhje nga Mitrovica, por që jeton dhe vepron prej vitesh në Holandë.
Edhe pse është vetëm 19 vjeçar, Gzimi është i pamëshirshëm për kundërshtarët në ring. Ai e ka filluar karrierën në xhudo, për të kaluar më pas në kick – box. Por, tani ka kaluar në MMA.
“Në MMA kam kaluar qe katër vite. Për shtatë vite me radhë jam marr me kick-box, ndërsa më herët 12 vite ia kam kushtuar xhudos”, rrëfen Selmani.
“MMA e kam zgjedhur pasi ka ma brutalitet se kick-boxi. Më pëlqen sporti që ka më shumë brutalitet”, vazhdoi Selmani.
Selmani në MMA ka fituar ‘World Series of Klash 2012’ dhe ‘Rough Diamonds League Champion 2013’.
19 vjeçari së fundit ka pasur dy lufta interesante. Me 14 dhjetor në Shkupë e ka rrahur në raundin e parë sllovenin Tomaz Simonic.
Kurse, me 24 nëntor në Bosnje dhe Hercegovinë qysh në minutën e parë të duelit e ka ‘plasur’ serbin Marko Milosavljevic.
Pas fitores ndaj serbi nga Batajnica, Selmani e ka festuar fitoren në mënyrë të veçantë – duke ia hapur varrin Milosavljevic në ring.
“Këtë veprim nuk e bëjë në duelet tjera, këtë e kam bërë vetëm pas fitores ndaj serbit Milosavljevic”, thotë Selmani.
Djaloshi i hekurt nga Mitrovica po synon që Kosovën ta bëjë kampion bote në Mixed Martial Arts (MMA).
“Synimi im është që me qitë Kosovën numër një në botë në MMA. Po ashtu synon ta bëj edhe kampion në UFC Champion”, përfundoi Selmani.
Edhe vëllai i madh i Gimit, Egzon Selmani merret me sportin e njehët. Por, për shkak të një operacioni që e ka pasur së fundit, 22 vjeçari nuk ka pasur mundësi të marr pjesë në luftëra. Video Video2