Author Description

Hey there, We are Blossom Themes! We are trying to provide you the new way to look and use the blogger templates. Our designers are working hard and pushing the boundaries of possibilities to widen the horizon of the regular templates and provide high quality blogger templates to all hardworking bloggers!

Breaking News

Shqiptari, ndër dhjetë regjisorët më të mirë në Skandinavi

Regjisori, Izer Aliu ka arritur të depërtojë fuqishëm në fushën e kinematografisë falë punës së tij artistike dhe kreative në fushën e artit të shtatë. Ai është bërë i njohur me filmin e tij “Ta mbrojmë malin” (To guard a montain) i cili i ka sjellë 11 çmime. Në një bisedë për KultPlus, Aliu ka shpalosur detaje nga projektet e tij të ardhshme në fushën e kinematografisë të cilat pritet ta shohin dritën gjatë vitit 2014.Izer Aliu, me prejardhje nga Maqedonia është shqiptari që po ngjitet suksesshëm në karrierën e tij.
Shqiptari i cili jeton dhe vepron prej vitesh në Norvegji është duke korrur frytet e punës së tij në kinematografi.
Ndonse është në fille të karrierës, Aliu është zgjedhur në mesin e 10 regjisorëve më të mirë në shtetet e Skandinavisë nga katër revistat më të mëdha për film të Danimarkës, Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës.
Këtë sukses regjisori 31 vjeçar e ka arritur me filmin e tij të shkurtër “Ta mbrojmë malin” (To guard a montain), me të cilin ka fituar 11 çmime, përfshirë edhe çmimin e parë në Norvegji në kategorinë e filmave më të mirë të shkurtër.
Filmi bën fjalë për Isën djaloshin 12 vjeçar, të cilin e luan Besim Murtezani. Ai ka vetëm një dëshirë, që babai i tij (Burhan Amiti) ta shohë atë si burrë. Kur Isa e humb delen e shtëpisë, ai duhet t’i dëgjojë urdhrat e babait dhe vëllait të tij për ta gjetur atë.
Xhirimet e filmit janë bërë vitin e kaluar në Radushë, në veri të Maqedonisë, nga një grup prej 14 studentësh të filmit nga Norvegjia dhe 20 punëtorëve vendas. Ky ka qenë njehërësh filmi me të cilin Izer Aliu është diplomuar në Shkollën e Filmit norvegjez në Lilehamer, institucion në të cilin pranohen vetëm nga 6 persona për çdo dy vjet.
Regjisori Aliu në një intervistë ka shpalosur detaje të tjera nga krijimtaria e tij. Ai ka thënë se aktualisht është duke punuar dy projekte kinematografike. Regjisori shqiptar tha se së shpejti pritet ta finalizojë filmin më të ri të metrazhit të shkurtër "The good life, over there” (Jeta e mirë atje), i cili bën fjalë për një punëtor që punon në të “zëzën” në fushën e ndërtimtarisë në Osllo. Aliu shtoi se filmi, i cili është i financuar nga fondet norvegjeze, është në post-produksion ndërsa premiera e tij pritet të shfaqet pas Vitit të Ri.
Ndërsa projekti tjetër më ambicioz është filmi metrazhit të gjatë "Hunting Flies" i cili sipas regjisorit pritet të përfundojë deri në muajin mars të 2014-ës. Aliu thotë se fillimisht me këtë film planifikon të prezantohet nëpër festivale të ndryshme ndërsa premiera zyrtare planifikohet të jepet në Norvegji në fillim të vjeshtës.
Ja çmimet që ka fituar regjisori Izer Aliu me filmin "To Guard a Mountain"
2012 National Film Award Amanda for Best Short Film
2012 Den norske student film festivalen: Best Cinematography
2012 Bergen International Film Festival: Best Norwegian Short Film
2013 Minimalen Short Film Festival: Honorable Mention
2013 AsterFest - International Short Film Festival: Best International Short
2013 Tetova International Film Festival – ODA: Best Direction
2013 The Norwegian Short Film Festival: Gullstolen - The Golden Chair Award for Best Short Film, The Writers Guild of Norway's Award for Best Screenplay: Timeglasset - The Hourglass
2013 CinEast-Central and Eastern European Film Festival: Audience Award for Best Short Fiction Film
2013 Chicago International Children's Film Festival: Adult Jury Prize - 1st Prize Live Action Short Film
2013 Rencontres Henri Langlois Festival International des Ecoles de Cinema, Poitiers: Student Jury's Prize, Jury's Special Prize
2013 Festival ZUBROFFKA: Best Cinematography