Shqiptari i kërkuar: U akuzova për krime që s’i bëra

 I kërkuari numër 1 në Viçensa të Italisë ka dhënë një intervistë eksluzive për mediet italiane, ku artikulli nis me këshillën: “Mos e quani bosi dhe mos i thoni se është bërë personazh i njohur. Këto etiketa nuk janë Emanuel Demajn, të kërkuarin numër 1 në Viçensa. Akuzat kundër tij kanë qenë të panumërta. Por ai është larg. Ndoshta në Shqipëri, ndoshta në një shtet tjetër, me siguri qindra milje nga Italia".
Por në sajë të rrjetit kontrollon çdo gjë që ndodh në Viçensa, qytetin “e tij” dhe lexon lajmet në lidhje me të. Dhe gjithmonë nëpërmjet rrjetit ka rënë dakord të intervistohet për të dhënë versionin e tij, ku thotë se “Unë nuk jam shenjtor, nuk i kam respektuar shpesh rregullat, por jam akuzuar për shumë krime që nuk i kam bërë dhe shumë herë jam përshkruar si njeriu që nuk jam”.
Ai ishte plagosur në një shkëmbim zjarri dhe është akuzuar se ka qëlluar në këmbë një person gjatë përleshjes me armë. “U shërova mrekullisht, duhet të falënderoj mjekët që janë kujdesur për mua. Në Borgo Casale jam plagosur në gjoks dhe gjendja ishte shumë serioze. Te ngjarja e të shtënave më 8 janar, në Viale della Pace, u plagosa seriozisht. Është thënë se vetëm rumuni ishte goditur dhe se unë kam qëlluar i pari, shkruan Shqiptarja.
Por jo, ai qëlloi kundër meje dhe nëse doja mund ta kisha vrarë, por nuk e bëra, vetëm sa mbrojtja veten dhe e qëllova në këmbë. Ajo që them mund të provohet, pasi ka pasur dëshmitarë, të paktën 15 njerëz. Kam disa foto, filmime dhe të dhëna mjekësore të klinikës ku jam shëruar. Jam i gatshëm t’u jap gjithçka hetuesve”-thotë Demaj, i cili pyetjes se a i kontrollonte ai prostitutat rumune, meqë ishte dënuar për shfrytëzim prostitucioni, i’u përgjigj se “Kjo është diçka që ka ndodhur shumë vite më parë. Isha i ri, shkoja në shumë bare e klube.
Sigurisht që njihja dhe frekuentoja prostitutat, por unë kurrë nuk mora para prej tyre dhe nuk kontrolloja asgjë”. Ndërkaq, për akuzën e grabitjes, ku policia thotë se ishte kapoja i grupit, Demaj përgjigjet se “Historia e plaçkitjeve është krejtësisht e pabazë. Do ta kuptoja akuzën e marrjes së mallrave të vjedhura, por grabitjet nuk i kam bërë. Në ëeb lexova artikujt. Më vjen keq për miqtë e mi, të cilët janë arrestuar, për shkak se të gjithë kanë fëmijë të vegjël në shtëpi”.
Së fundmi për pyetjen se a do të kthehet në Itali, Demaj thotë se “Vullnetarisht, natyrisht jo. Sigurisht jo në Vicenza. Më vjen keq, sepse arrita i ri në qytet, është shtëpia ime, por unë nuk mund të kthehem. Të gjitha këto ngjarje më kanë shkatërruar. Spresoj se nëse do të hyj në burg, të dënohem për ato gjëra që kam bërë dhe jo për akuza të rreme”.