Author Description

Hey there, We are Blossom Themes! We are trying to provide you the new way to look and use the blogger templates. Our designers are working hard and pushing the boundaries of possibilities to widen the horizon of the regular templates and provide high quality blogger templates to all hardworking bloggers!

Breaking News

Shpikësi i Kallashnikovit ishte shqiptar?

Shpikësi i pushkës automatike Kallashnikov, Mikhail Kallashnikov ka vdekur te henen në moshën 94 vjeçare raporton televizioni rus.

 Kjo pushkë e projektuar nga ai u bë një ndër armët më të përdorura në botë për kohë të gjatë. Sipas të dhënave nga burime tjera zbuluesi i vërtetë i kësaj pushke automatike është Hoxhë Hasan Masurica. 

Që prej vitit 1901 e deri në vitin 1905 Mulla Hasan Masurica konstruktoi pushkët me një, pesë dhe njëzet e pesë fishekë dhe demonstroi funksionimin e tyre para Sulltan Abdyl Hamidit në Stamboll në vitin 1905. Edhe kjo ngjarje ka pasur dëshmitare okulare, të cilit ishin bashkëvendasit e Hasan Masuricës, Azem Saliu, Sherif Osmani dhe Osman Zahiri nga Sedllari, sot Komuna e Kamenicës, të cilët atë kohë ishin truproje personale të Sulltan Abdyl Hamidit . Ata, sipas dëshmive të bashkëkohësve, kanë treguar se si Sulltan Hamidi u impresionua nga kjo shpikje e shqiptarit dhe planifikonte fillimin e konstruktimit të pushkëve në fabrika . Plus Sulltani e mirëpriti Hasan Masurica me shumë të mira dhe i ofroi disa beneficione dhe i dha një nga vendet më të mira në Dollma Bahçe të rrinte e të punonte. Sulltani i premtoi Hasanit se do e ndihmonte të rindërtonte aeroplanin aty në Stamboll . Hasan Masurica e mahniti Sulltanin me edukatën dhe mjeshtërinë e tij intelektuale në komunikim,me një turqishte të përsosur,me fjalë të zgjedhura dhe me një kulturë të gjithanshme . 

Nuk ishte vetëm një mësues a një shkencëtar i rrallë, por edhe një patriot e atdhedashës i veçantë. Tre truprojat e Sulltanit ku Mulla Hasani takohet në një mbrëmje,me shumë kujdes, ku Hasani kërkon ndihmën e tyre që të ikë nga oborri mbrëtëror dhe të kthehet në shtëpi . Nuk deshi që me skicat e tij të punohen pushkët me të cilat mund të përdoreshin kundër vëllezërve të tij. Këto janë të dëshmuara nga bashkëkohës në vitin 1912, kur këta oficerë u kthyen në vendlindje dhe tregonin me imtësi pritjen e Hasan Masuricës në Stamboll nga vetë Sulltan Hamidi si dhe planin e tyre për ta përcjellë Mulla Hasanin në atdhe , pa lenë gjurmë apo skica. 

Thuhet se ai i hodhi në Bosfor armët , por jo edhe skicat . Largimi i tij shkoi mirë deri në Sofje të Bullgarisë përmes shoqëruesve të fshehur , por në Sofje u zu dhe u burgos , ku edhe detyrohet të shpjegoj skicat që kishte me vete. Ka shumë supozime se ku kan përfunduar ato skica , kush i mori, pse përmendet Ambasadori i Rusisë në Bullgari e disa detale të jera. Mbesim me shpresë që hulumtuesit shqiptarë do të mund të vërtetojn në arkivat e Bullgarisë dhe të Turqisë ndonjëherë deri në imëtsi për hulumtimet e inovatorit Hasan Masurica .

 Mund të supozohet , që idet për pushkët automatike ruse , kallshnikovët , mund ta kenë prejardhjen pikërisht nga pushka automatike me njëzetë e pesë fishekë që Hasan Masurica e pat projektuar , shpikur dhe demonstruar para Sulltan Hamidit në Stamboll dhe ambasadorit rus në Sofje.