Shokuse: Publikohet videoja nga sulmi terrorist në Spitalin Ushtarak të Jemenit (VIDEO)

Nga sulmi vetëvrasës që ndodhi në Ministrinë e Mbrojtjes të Jemenit, humbën jetën 52 persona, duke përfshirë edhe nga stafi mjekësor i jashtëm.

Sulmi është kryer nga një vetëvrasës me bombë dhe një person i cili ishte i armatosur dhe ishte i veshur me uniformë ushtarake.
 
Në video shihet se si afrohet një veturë në hyrje të ministrisë dhe pas një kohe të shkurtër automjeti shpërthen, pastaj personi me armë hyri brenda ministrisë dhe hapi zjarr drejt ushtarëve dhe gjithë të pranishmëve.

Nga sulmi mbetën të plagosur 167 persona, njoftojnë agjencitë e lajmeve nga Jemeni./albtime

Kujdes!Pamjet janë shqetësuese dhe nuk parashihet të shikohen nga persona nën moshën 16 vjeçare dhe nga persona me probleme shëndetësore!

Videon mund ta shihni ketu.