Shokuese: Putin është homoseksual, afera ma gjimnasten është e imagjinuar


Biografia e re e presidentit rus Vladimir Putin e paraqet atë si burrë të traumatizuar, në të njëjtën ai është prezantuar si homoseksual i mundshëm, njofton "Daily Mail".
Politologu, Stanislav Belkovski nga Moska, në librin e tij të titulluar "Putin" ka shkruar se ekziston një aferë në mes presidentit dhe gjimnastistes olimpike ruse , respektivisht kjo është vetëm një lidhje e imagjinuar për të ndrëtuar imazhin e tij për publikun, pasi se Putin është homoseksual, prëcjell albtime. 
Nuk e preferon seksin, më shumë dëshiron kafshët
Në libër thuhet se Putin nuk e dëshiron seksin, respektivisht ai më shumë i don kafshëm sesa njerëzit. Belkovski e ka hidhëruar Kremlinin zyrtar me librin e tij dhe pohimet se njeriu që është në krye të shtetit më të madh në botë është vetëm një bir i një alkoholisit. "Vladimiri i vogël që u rrit thuaj se pa baba dhe dashuri prindërore ka qenë një fëmijë i tërhequr", shkruan Belkovski. 
Te ish presidentit Boris Jelcin ka gjetur babanë që i ka munguar, pasi se gjithë jetën e tij e ka kaluar duke tentuar të gjejë një familje. Kështu që Jelcin ka qenë një baba për të, kurse Roman Abramoviçin e ka llogaritur si vëlla. Autori e ka përshkruar Putinin si një politikan të vetmuar që ik nga njerëzit dhe kohën e kalon me qenët e tij në natyrë.