Rihanna tundon me linjën e veshjeve pranverë 2014

Ajo ka qenë një fanse e linjës së veshjeve franceze, “Balmain”, dhe këtë pëlqim Rihanna e ka çuar më tej duke pozuar për koleksionin e pranverës 2014. 

Me flokët e zeza kaçurrela ajo duket tejet e hijshme, teksa mban poza vërtetë provokuese dhe ndjellëse. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja pozon si modele, pasi ajo ka pozuar për linjën e saj të make up, së fundmi. 

Shërbimi fotografik është realizuar në New York, ku Riri duket në formë perfekte dhe me një tualet të kuruar deri në detaj. 

Ajo mbante në dorë një byzylykë të madhe, si dhe veshjet i kishte shoqëruar me një palë çizme rrjetë të bardhë.

Post a Comment

0 Comments