Pse presidenti Obama përdor celular BlackBerry? (VIDEO)

Përgjatë një takimi me të rinjtë, ditën e mërkurë, presidenti Barack Obama, tha se nuk i lejohet që të përdorë telefonat e kompanisë “Apple”, siç janë “iPhone”. Kjo sipas Obamës nuk i lejohet për arsye sigurie, edhe pse ai aktualisht përdor tabletët “iPad” po të së njëjtës kompani. 
Sipas rrëfimeve të ish-kontraktorit të NSA-së, Eduard Snowden, kompania “Apple” mund të jetë një nga disa kompanitë teknologjike, e cila mund të ketë lejuar Agjencinë Kombëtare të Sigurisë (NSA), të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të futet tek serverat, duke bërë të mundur kështu përgjimin e telefonatave.
Obama luftoi për të mbajtur telefonin e tij “BlackBerry”, pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë, në vitin 2009. Ai tha se vetëm dhjetë persona e kishin adresën e tij personale të e-mail-it. As George W. Bush dhe as Bill Clinton, nuk e përdornin e-mail-in përgjatë kohës që ishin presidentë.
video platformvideo managementvideo solutionsvideo player