Pse e vranë Xhelal Ajetin-"Xhelo", për "fajde", bandat kriminale, apo hakmarrje?

Derisa organet zyrtare të gjitha po heshtin në lidhje me vrasjen e Xhelal Ajetit- Xhelo-s, nga Hasanbegu i Shkupit, nëpër publik po shëtiten lloj lloj lajme për shkaqet e vrasjes së tij. 
Siç merr vesh albtime duke u thirrë nga disa burime të hetuesisë, në rend të parë si të dyshuar janë shënjestuar personat që viktimës i kanë pasur borxh bara. Përndryshe Xheloja edhe më parë ka qenë cak i sulmeve të ndryshme të armatosura, kurse për paratë që i ka huazuar ka marrë edhe fajde. 
Burime për hetuesinë thonë se fajtorë për vrasjen e Ajetit si dhe motivi për ekzekutimin para së gjithash duhet të kërkohen në mes të borxhlinjëv etë Xhelos. Ai merrej me fajde gjatë gjithë dekadës së fundit, dhe për paratë e huazuara ka marrë "fajde" të majme. 
Nuk është e njohur se a kanë qenë vet borxhlinjët apo kanë angazhuar ndonjë mercenar që e ka kryer këtë punë, por si duket persona ka analizuar mirë trajektoren e veprimit të viktimës. 
Vrasësi e ka ditur mirë se Xhelo në çajtoren e tij nuk ka pasur armë, si rezultat i kontrolleve të shpeshta që i ka pasur në çajtoren e tij nga organet e rendit. 
Nuk mohohet mundësia edhe e qërimit të llogarive mes bandave rivale, të cilat janë të evindetuara në listën e tregtisë së paligjshme me drogë, ku sipas policisë vet Ajeti ka qenë "medijator" në këtë biznes. 
Mundësia e fundit që merret parasysh është se rasti lidhet me hakmarrje. 
I ndjeri ka apsur një dosje të rëndë kriminale kurse nga MPB njoftojnë se në disa vitet e fuindit kundër tij janë ngritur 18 kallzime penale për delikte të rënda, lëndime të rënda trupore, armëmbajtje pa leje, si dhe vrasje nga pakujdesia. Për gjitha këto ai ka qenë i dënuar me vetëm tre muaj burg. 
"Xhelo" llogaritej si një bos i nëntokës së Shkupit, me lidhje të fuqishme me pushtetin. Disa herë ka pasur edhe tentime për likuidimin e tij, kurse më seriozi ishte kur ai u sulmua me bomba në shtëpinë e tij.