Personi që jeton në varreza: Fotografia më e mirë e vitit 2013 (FOTO GALERI)


Fotografia e personit që jeton në varreza dhe thjeshtë bën gjumë në varr është shpallur si fotograia më e mirë për vitin 2013 sipas agjencisë së lajmeve Rojters. 
Autori i fotografisë është reporteri serb Marko Gjurica, kurse personi protagonist i kësaj fotografi është Branislav Stojanoviç që është një person i pastrehë, shtëpia e të cilit është djegur para 20 vitesh. 
Veç fotografisë reporteri ka pasur mundësi edhe të bashkëbisedojë me të pastrehun.
"Kur të dëgjoni se dikush ka vendosur të jetojë në varreza thjeshtë nuk mund të besoni. Kurse në fund merrni vesh se dikush ka vendosur të bëj gjumë në varrin e dikuj tjetër, kjo do t'ju shokojë. Ai është Branislav Stojanoviç. Në moshën 43 vjeçare ka vendosur të shpërngule në vendin që njerëzit e Serbisë e tejkalojnë gjatë natës. Gjithë ditën e kaluam së bashku, u shëtitëm, biseduam për jetën e tij, bëmë hajgare" thotë Gjurica. 
Në fund mblodhi qirinjë të mjaftueshëm dhe hyri në shtëinë e tij. Kujtoj se gjatë momentit derisa fotografoja kisha një ndjenjë se jam në një film horor". 
Branislav Stojanoviç merret me punë sezonale, kurse para se të "shpërngulet" në varreza ka jetuar në shtëpi të lëshuara. Jeton në një varr që është i vjetër prej fillimit të shekullit të kaluar në të cilin nuk ka asnjë shenjë.
"Nuk frikohemi nga të vdekurit, të vdekurit nuk të frikojnë, por të gjallët. Gjatë natës vijnë lloj lloj njerëz, që të pijnë apo të bëjnë diçka tjetër. Disa i njoh, disa prej tyre më japin të holla për ushqim. 
Sipas zyrtarëve të komunës së Palilule, që është njëra nga komunat më të varfëra në Serbi, ky person nuk është i vetmi, janë diku mijëra persona që kanë mbetur pa punë dhe ka kulm mbi kokë. 
Pas humbjes së shtëpisë Stojanoviç, ka vendosur që jetën ta kalojë në varrezat në Gorica. Përveç tij në këtë kompleks jeton edhe një perosn tjetër, 53 vjeçari Aleksandar Dejiç.