Për vrasjet e pasluftës kanë dijeni pushtetarët aktual (VIDEO)

Ymer Ymeri, vëllau i Haki Ymerit të vrarë pas luftës ka dhënë një rrëfim të gjatë në një televizion lokal të Mitrovicës e që është i postuar në youtube. Aty Ymeri flet për vrasjet e pasluftës dhe përmend edhe emra se kush mund të qëndrojë prapa vrasjeve politike.
Thotë se nyja e vrasjeve të pasluftës është zbulimi i vrasjes së Ahmet Krasniqit. Përmend edhe Bujar Bukoshin, i cili sipas tij, mund të ofrojë fakte se kush e ka vrarë Ahmet Krasniqin. Në kontekst të vrasjeve politike përmend dhe emra tjerë.
Ndër ta edhe Sabt Gecin, Rexhep Selimin, Hashim Thaçin, Sami Lushtakun, Sahit Jasharin, Bekim Haxhiun "S'ka pas serbë në kohën kur ma kanë vra vllaun", ka thënë Ymeri, i cili udheheq shoqaten "Thirrje per Drejtesi". "...Hakiun e ka vrarë policia e UÇK'së", ka thënë Ymeri.
"Je LDK, të vrava, shuaj se s'ka bukë".
"E vranë Xhafer Behramin..... Gjatë luftës Xhafer Behrami e ka pasur Shtabin e UCK'së në shtëpi të vetë", ka thënë ai.
"Vetëm që ishin LDK u vranë", ka shtuar ai. "U vra Shaban Manaj edhe ai ka lënë jetimë. Kur e dëgjova Hashim Thaçin duke i thënë se në protestën e Albin Kurtit dikush ka lënë jetim, thash i paska ardh rahmet në zemër pak Hashimit.
"U vra Smajl Hajdaraj, deputeti i parë Republikës së Kosovës. E shoh për të madhe asnjë prej shokëve të tij nuk hulumtojnë pse u vra shoku i tyre. .... U vra Ismet Raci.... U plagu Sejdi Koca, u rrahë Avdi Behrami për vdekje...
U vra Ukë Bytyqi dhe vrasësi është në burg. U vra Komandant Drini...."
Videon mund ta shihni ketu.