Author Description

Hey there, We are Blossom Themes! We are trying to provide you the new way to look and use the blogger templates. Our designers are working hard and pushing the boundaries of possibilities to widen the horizon of the regular templates and provide high quality blogger templates to all hardworking bloggers!

Breaking News

Paditet në Prokurori biznesmeni Rezart Taçi

Biznesmeni i njohur Rezart Taçi është paditur në Prokurori nga Drejtoria e Tatimeve dhe Policia e Shtetit për abuzime me financat, evazion fiskal dhe mospagim taksash dhe tatimesh. Krahas tij janë paditur edhe familjarë dhe bashkëpunëtor të biznesmenit, mes tyre Mustafa Taçi, Anika Taçi, Arjanit Kolgega, Irgen Selfo dhe Drita Aliçka. Në padinë ndaj biznesmenit dhe të bashkëpunëtorëve të tij thuhet se janë administruar informacione, të dhëna e fakte, mbi disa transaksione bankare, kontrata shitjeje pasurie, kontrata shitjesh të subjekteve tregtare, raporte kontrolli nga organet tatimore etj. Bazuar në hetime dyshohet se Rezart Taçi, në cilësinë e administratorit, ortakut dhe pronarit të disa subjekteve tregtare dhe disa persona të tjerë të lidhur me të në marrëdhënie tregtare e familjare, kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë veprime të kundërligjshme që përbëjnë elementë të veprave penale të ndryshme, si “fshehja e të ardhurave”, “mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “falsifikimi i dokumenteve”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” etj. Theksohet gjithashtu se lidhur me veprat penale, Taçi nuk ka deklaruar shitjen pranë organeve tatimore të 566 mijë litrave naftë me vlerë të përafërt 486 mijë dollarë, të eksportuara nga kompania që ai drejton “Taçi Oil” drejt një shoqërie malazeze. Sakaq nga mosshlyerja e detyrimeve tatimore dhe gjobave nga shoqëria “A.R.M.O”, ku Rezart Taçi është administrator i përgjithshëm, shuma shkon 1.5 miliardë lekë.