Mark Krasniqi: Adem Demaçi do të bënte mirë të vdiste atë ditë kur ka dalë prej burgut

Akademiku Mark Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Adem Demaçit i cili e ka sulmuar ish Presidentin Ibrahim Rugova duke e qujatur antihero e frikacak.
Krasniqi, në një intervistë për televizionin 'Rrokum' ka thënë se Demaçi nuk mund të krahasohet në asnjë mënyrë me Ibrahim Rugovën i cili sipas tij e ka shpëtuar popullin e Kosovës me qasjen e tij paqësore e cila e ka sjellë intervenimin e NATO's.
Krasniqi duke reaguar ndaj Demaçit ka thënë që ky i fundit do të ishte mirë që të vdiste menjëherë pasi ka dalë nga burgu.
"Adem Demaçi do të bënte mirë për vetveten sikur të vdiste atë ditë kur është dalë prej burgut se tash është njeri tjetër se çka kem mendu na sa ka qenë në burg..." ka thënë Krasniqi.
Videon mund ta shihni ketu.