Lirohen 16 shtatzëna nga "fabrika e bebeve"

Policia e Nigerisë ka liruar 16 vajza shtatzënë që kanë qenë të detyruara ose të paguara që të lindin fëmijë për shitje. 
Policia ka njoftuar se ka gjetur gra të reja gjate një kontrolli në qytetin Overi. Vajzat kanë mes 14 dhe 19 vite dhe kanë në faza të ndryshme të shtatëzënisë, thuhet në njoftim. 
Gjitahshtu është burgosur edhe një burrë që është pronar i shtëpisë dhe i cili më parë kishte regjistruar shtëpinë e vet si adresë të një organizate joqeveritare për çështjen e grave dhe fëmijëve. 
Vajzat e liruara në polici kanë njoftuar se secilës prej tyre i janë ofruar nga 450 euro që ta shesin fëmijën e tyre pas lindjes.