
Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK vijon), Kadri Veseli, i cili para disa muajve u zgjodh edhe zyrtarisht zëvendëskryetar i PDK-së, në praktikë po e kryen detyrën e kryetarit të partisë. Por, në këtë detyrë Veseli po e ushtron autoritetin në parti tërësisht i pavarur nga Thaçi.
Si zëvendës i Thaçit, Veseli nuk po e shfrytëzon infrastrukturën partiake të kryetarit legjitim, duke krijuar kështu ekipe të veta, që po punojnë për forcimin e mëtejmë të tij brenda partisë, shkruan Tribuna.
Në fakt, sipas burimeve të Tribunës, veprimet e Veselit për t’u ngjitur edhe ‘de jure’ në majë të PDK-së kanë nisur edhe para se ai të zyrtarizohet në postin e zëvendëskryetarit. Veseli, paralel me strukturat e partisë, ka krijuar një kabinet të tij, duke mbledhur rreth vetes njerëz të rinj, ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët kryejnë punë dhe i raportojnë ekskluzivisht atij, e jo edhe strukturave tjera të partisë.
Social Plugin