Mare Simone, 54 vjeçe, edhe pasi ka kryer marrëdhënie me qindra meshkuj dhe pjesa më e madhe e tyre janë burrat, apo të dashurit e grave të tjera, nuk e quan veten prostitutë, por një “mësuese të seksit”.
Ajo e quan veten “mjeke popullore”, e cila ia ka kushtuar jetën e saj çifteve që kanë pasur probleme me intimitetin dhe me dhomën e gjumit. Sipas llogarive të Mares rezulton se ka kryer marrëdhënie seksuale me 1500 meshkuj dhe se nuk ka asgjë të jashtëligjshme në atë që bën. “Unë e fitoj jetesën duke fjetur me burrat e grave të tjera, apo me të dashurit e tyre.
Por në asnjë mënyrë nuk jam prostitutë, përderisa ajo bëhet në një atmosferë terapeutike dhe shëruese. Njerëzit më paguajnë për të konsultuar dhe për të kuruar problemet e tyre, jo për seksin.” Gruaja beqare, nga Londra Perëndimore, pret gati 5 takime në ditë dhe shikon njerëz nga të gjitha llojet.
Ajo thotë se klientët e saj janë të të gjitha moshave, masave dhe profesioneve, transmeton noa. “Ata më gjejnë nëpërmjet organizatave të ndryshme seksuale, apo ndonjë terapist seksi i ka këshilluar të më takojnë mua. Burrat zakonisht kanë nevojë për ndihmë. Para se ata të takohen me mua, sigurisht që duhen të kenë bërë një test anti-HIV”, shprehet Mare.
Social Plugin