Hoxha "arsyeton" martesën me vajzën e hallës apo xhaxhait! (VIDEO)

Disa hoxhallarë që predikojnë në xhami të ndryshme në viset shqiptare, e që ligjëratat e tyre më pas hidhen në rrjetet sociale, kanë kaluar çdo normë morale të shoqërisë sonë në emër të interpretimeve të ligjeve të islamit.
Kështu, Omer Bajrami, i lindur në Saraj të Shkupit, në një video në YouTube, arsyeton martesat me vajzën e xhaxhait apo të hallës. Sipas tij, Profeti nuk e ka bërë haram këtë lloj martese. Sipas tij, haram është vetëm martesa me vajzën tënde, por jo edhe me rrethin e afërt familjar.
Video të tilla po postohen dhe po shpërndahen me të madhe në rrjetet shoqërore. Po ashtu më herët ka pasur edhe një video e cila është përfolur shumë, ku një hoxhë nga Prizreni fliste në mënyrë banale për femrat.
Teknologjia e kohës së fundit ka bërë të mundur që edhe persona me personalitet jo stabil të mbajnë edhe predikime fetare apo diçka të ngjashme. Fatkeqësisht disa edhe keqpërdrin epitetin e "hoxhës" apo edhe të ngjashme duke marrë përsipër predikime për çështje që janë tepër diskutabile dhe të dëmshme për shoqërinë. Video

Post a Comment

0 Comments