Henry: Messi mbret i futbollit, Ronaldo punëtor i madh

Thierry Henry ka thënë në një deklaratë se për të Lionel Messi mbetet mbret i futbollit. Ish superylli i Arsenalit dhe Barcelonës ka thënë se ndihet me fat që ka luajtur në një skuadër me Messin, ndërsa ka lëvduar shumë edhe Cristiano Ronaldon.

"Për mua nuk është shumë me rëndësi se kush e fiton Topin e Artë. E fitoj ose jo, Messi mbetet për mua mbret i futbollit. Ai është i vetmi lojtar në botë që mund të gjejë kohë për të pyetur portierin se në cilin kënd e do topin dhe mund ti shënoj. Ronaldo është menjëherë pas Messit. Ai është një punëtor i madh me dëshirë të madhe për të luajtur. Më kujtohet në përfaqësuesen franceze kur Luis Saha më kishte thënë se Ronaldo do të bëhet një nga më të mirët në botë. I kam thënë Sahah se e ka qëlluar atë dhe se Ronaldo është një nga më të mirët në botë sot" ka thënë Henry