Grabitet "ProCredit Bank" në Prishtinë

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se në grabitjen e Bankës kishin marrë pjesë tre persona.
Njëri prej tyre kishte qenë i pajisur me armë të gjatë të llojit AK47, ndërsa dy të tjerët mbanin pistoleta.
Gjithashtu, këta persona kishin qenë të veshur me uniformë ushtarake, dhe mbartnin maska, dhe ata ende nuk janë kapur nga Policia.
Gjatë ikjes, këta persona kishin ndezur edhe një fishekzjarrë.
Videon mund ta shihni ketu.