Flet i fejuari, Roberti: Nora ekstravagante? Ajo është e re dhe e bukur

‘’Unë nuk jam xheloz për provokimet e saj. Kur të bëhet 50 vjeç si Mihrije Braha, do vishet ndryshe”
Ata janë çifti më i përfolur i skenës. Shtatë vite së bashku, ata shfaqen më të dashuruar se kurrë. Në një intervistë për ‘’Panorama plus’’, Roberti flet për të fejuarën dhe ekstravagancën e saj.
Robert dhe ti ke kohë që je në skenën muzikore, si e sheh rritjen e Norës në muzikë?
Nora kurrë më shumë se sot nuk ka punuar kaq fort, ajo ka një vit që ushtron nga tri orë në ditë në studion time këngët e saja dhe të huaja, thjesht bën ushtrime të vokalit për t’u përgatitur që verën e ardhshme të performojë live me grupin që i kam vënë në dispozicion  me të gjithë profesionistët. Po ashtu me këngë dhe me zhanre të ndryshme, mendoj se kurë nuk ka qenë më e përgatitur.
Të pëlqeu performanca e saj në “Kënga Magjike”?
Performanca më pëlqeu shumë, kam qenë gjatë gjithë kohës aty, përveçse në finale.
Po shkrimet e shumta për të të bënë përshtypje apo të shtuan dozën e xhelozisë?
Shkrimet që bëhen për të gjithë këngëtaret janë të njëjta, unë nuk e kam problem, pasi nuk do kishim qenë 7 vite bashkë nëse do isha xhelozuar.
Të bezdis ekstravaganca e Norës apo është normale?
Të kisha një trup si Nora, unë do kisha kënduar në bikini. Kur Nora të bëhet 50 vjeç si Mihrije Braha, do vishet më ndryshe, tani është e re dhe e bukur…
Kënga ishte e punuar me shumë përkushtim, mendon se meritonte një vend edhe më të mirë në renditje?
Kënga është e mirë dhe e punuar thjesht, nuk është e ngarkuar, tingëllon thjesht një baladë e lezetshme. Pjesëmarrja ka qenë e rëndësishme dhe kënga është pëlqyer, kjo ka më shumë rëndësi. Nora ka anuluar 3 mbrëmje për “Kënga Magjike” dhe nuk ka shkuar për vend të parë.
Thuhet se bëhen pazare në votime mes këngëtarësh, ju ka ndodhur edhe juve një gjë e tillë?
Nuk e di se çka bëhet me votimet, Arditi është një profesionist dhe nuk besoj që lejon kësi lloj marrëveshjesh..
Dhe për fund pyetja më kureshtare, kur do ju shohim si dhëndër?
‘’Do të bëhem një ditë dhëndër: S.Vllasaliu’’. Unë jam dhëndër, e dua Nora Istrefin pa masë dhe do t’ju ftoj në ceremoninë martesore kurdo që të vendosim datën.

Post a Comment

0 Comments