Author Description

Hey there, We are Blossom Themes! We are trying to provide you the new way to look and use the blogger templates. Our designers are working hard and pushing the boundaries of possibilities to widen the horizon of the regular templates and provide high quality blogger templates to all hardworking bloggers!

Breaking News

Demaçi: Rugova sabotoi luftën, Isa i ngriti përmendore

Adem Demaçi e ka komentuar humbjen e LDK-së DHE Isa Mustafës në Prishtinë. Ai ka shfrytëzuar këtë moment për të lëshuar akuza në drejtim të Isa Mustafës i cili thotë se ia ndërtoi Ibrahim Rugovës përmendoren, pavarësisht se ky i fundit ishte një anti hero dhe sabotues i luftës.
Madje shkon aq larg sa kundërshton edhe ngritjen e shtatores së Rugovës në sheshin tashmë me të njëjtin emër, raporton Bota Sot.
“Kur erdh Isa Mustafa nuk e kuptoi që ishte koha për riorganizim, nuk ishte koha që të ngrihen përmendore i cili ishte një anti hero, anti heroit i ngrihen përmendore 9 milionë apo 10 milionë, i cili e ka sabotuar luftën, e ka sabotuar përpjekjen për pavarësi, i cili ka thënë e premtuar se çka të propozojnë miqtë tanë, unë do ta nënshkruaj, pa kurrfarë, hezitimi etj. etj, një njeri të harxhon 9 – 10 milionë, ishte një shok i madh, një goditje për këtë masë të madhe kritike që është formuar sepse njerëzit, pavarësisht moshën, po shikojnë, po dëgjojnë, po venerojnë, po vlerësojnë edhe ata sigurisht kur të vjen momenti e din çka të japin”, ka deklaruar Demaçi.
Thirrjet e tij kanë zgjuar shumë reagime në rrjetin socila të facebook dhe në rrjetet tjera sociale