Besa Kokëdhima, këngëtarja që triumfoi në spektaklin muzikor “Kënga Magjike”, e cilëson këtë fitore si një trofe të rëndësishëm në jetën e saj.
Ndërsa, sa i takon dedikimit të çmimit nënës, ajo thotë se kënga është një copë e shpirtit të saj, gjithashtu shton se ky ishte momenti dhe kënga e duhur për nënën.
Duke folur për “Bluetooth”, Besa komenton edhe thashethemet se çmimin e ka blerë babai i saj Koço Kokëdhima.
“I gjithë publiku e ka pritur me entuziazëm edhe këngën edhe konkurrimin, ashtu si dhe çmimin në natën finale. Shpreh kënaqësinë për vlerësimin që më dhanë 43 artistë pretendentë në këtë edicion, gjithçka thuhet janë supozime banale dhe qesharake nga njerëz që duan të zhvlerësojnë fitoren time, siç kanë bërë me çdo artist që ka fituar. Një gjë e tillë është e paimagjinueshme, qoftë për mënyrën se si i kam bërë unë gjërat në jetë, qoftë për kulturën e babait tim”, tha Besa.
Këngëtarja tregon gjithashtu se festat e fundvitit do ti kalojë me familjen dhe se tashmë sapo ka përfunduar xhirimet e klipit të ri në bashkëpunim me 2Po2, “Zemrën dot nuk ta lexoj” e cila pritet të dalë në treg javën e parë të janarit.
Videon mund ta shihni ketu.
Social Plugin