Arta me këngë të reja dhe dukje të re

Arta Bajrami ka premtuar se ajo do të vijë me këngë të reja, por edhe me një dukje tjetër nga që jemi mësuar ta shohim.
Gjatë një prononcimi për “Zëri” këngëtarja kosovare ka zbuluar se është duke përgatitur albumin e saj më të ri, i cili album do të lansohet gjatë vitit të ardhshëm.
“Në çdo album timin jam paraqitur më ndryshe dhe jam ndarë e kënaqur me të gjithë, kështu që edhe këtë album që jam duke e përgatitur po mundohem të punoj sa më shumë në mënyrë që këngët të jenë sa më të veçanta”.
“Dhe përveç që do të sjellë këngë të reja, do të sjellë edhe një dukje më ndryshe”, ka thënë ajo për “Zëri”.