
Para se ta prezantonte çmimin, fjalët e para të Dobroshit ishin në shqip. Është hera e parë që flitet shqip në këtë ceremoni. Dobroshi para publikut, përshëndeti Akademinë Evropiane të Filmit nga i gjithë populli i Kosovës. ”Keni shumë të fala nga i gjithë populli i Kosovës”.
Ndër pjesëmarrësit tjerë ishin edhe: Kristin Scott Thomas, Diane Kruger, Christopher Lambert etj. Regjisori Pedro Almadovar, Kompozitori Ennio Morricone dhe Catherine Deneuve u nderuan në këtë ceremoni.
Social Plugin