Anëtari i Njësitit Paramilitar "Çakallët" përballë Jeta Xharrës

Njësia e tij paralimitare e   Zoran Raskovic është përgjegjëse për masakrat brutale që ndodhën në Lubeniq, Pavlan, Zahaq, Qyshk – fshatrat e Kosovës në zonën e Pëjës.
Qe dy vjet Rashkoviqi është duke dëshmuar në gjykatën speciale në Beograd një një rast të krimeve të luftës.
Sipas kësaj aktakuze, trembëdhjetë anëtarë të njësisë parmilitare çakalla kanë vranë më shumë se 100 shqiptarë në vitin 1999.
Që kur se ka filluar gjykimi para 2 viteve, Rashkoviqi ka qenë nën mbrojtje konstatne të policisë në Serbi për shkak se ai ka vendosur të dëshmojë haptaz, pa e fshehur fytyrën.
Si pasojë e kësaj ai ka marrë kërënime prej ish-anëtarëve paramilitar të kësaj njësie, madje edhe prej njerëzve të policisë që ishin caktuar si roje për ta mbrojtur atë.
Ai ka vendosur të flas për neve, mes tjerash, sepse është i bindur që në Serbi jeta e tij nuk do të jetë shume e gjatë për shkak të kësaj dëshmie.
Sot ju sjellim rrëfimin se si ndodhi që një 18 vjeçar serb që ik i refugjatë nga Rjeka e Kroacisë, vjen në Kosovë në 90tat ku kryen shkollën e mesme në Pejë dhe shëndërrohet në paramilitar, pjesë e njësitit që bën kërdi në Dukagjin gjatë viteve 98-99 dhe pastaj, me 2010 vendos të bëhet dëshmitar i krimeve makabre të luftëtarëve serb.
Rrëfimi në vijim mund të jetë shqetësues për disa .
Në linkun më poshtë, mund të ndiqni “live” rrëfimin e një paramilitari serb, i cili për emisionin “Jeta në Kosovë” do të rrëfejë për krimet e luftës në Kosovë.